PD: Shullazi kërcënoi Lulzim Bashën

09/01/2015 00:00

Partia Demokratike, jo vetëm nuk ka hequr dorë nga akuzat për lidhje të
Kryeministrit Edi Rama me Emiljano Shullazin, por i rëndoi këto akuza,
kur nëpërmjet disa pyetjeve që ngriti për Kryeministrin, bëri të ditur
se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mesazhe
kërcënuese nga Emiljano Shullazi.

“Cila është marrëveshja që ke ti z.Rama me Emiliano Shullazin?A e lirove ti atë nga burgu, për të shërbyer porositë e tua politike, kërcënimet ndaj opozitës? A e lirove ti Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës sic edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë? Je sot z.Rama përballë këtyre pyetjeve, që janë padyshim jo vetëm akuzat por edhe provat për lidhjen organike që ti ke me këtë bandë”, tha sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan.

Pas ketyre fjalive nuk pati me asnje detaj tjeter zyrtar, si eshte kercenuar kryetari i Partise Demokratike nga Emiljano Shullazi, por Arben Ristani nuk permend rastesisht pranine e Emiljano Shullazit ne lokale te kryeqytetit.

“Kreu i bandës kriminale përfitoi nga favoret e krijuara prej Edi Ramës dhe pas përplasjes së përgjakshme me të vrarë e të plagosur ai bridhte i lirë nëpër baret e Tiranës. Këto janë rrethana që Emiliano Shullazit ia krijoi Kryeministri i vendit sipas paktit kriminal”, tha Ristani.

Jo zyrtarisht mesohet se Emiljano Shullazi eshte hasur ne nje lokal me nje prej deputeteve te Partise Demokratike, qe e perdori per t’i çuar kreut te opozites nje fjali te forte kercenuese. Gati 24 ore pas marrjes se ketij mesazhi, Partia Demokratike ben pergjegjes vetem një person.

“Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës.Nuk ka tjetër përgjegjës vec teje, dhe të sigurojmë se këtë përgjegjësi do ta mbash deri në fund”, theksoi Ristani.

Top Channel