UEFA publikon formacionin e vitit

09/01/2015 00:00

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2014 të përzgjedhur nga votat e përdoruesve të internetit, të cilët kanë votuar në faqen uefa.com.

Skuadra me më shumë lojtarë në këtë 11-she është Bayern Munchen me 4 (Neuer, Alaba, Lahm dhe Robben). Ndjek Real Madrid me 3 (Sergio Ramos, Kroos dhe Cristiano Ronaldo). Formacioni plotësohet nga Di Maria (Manchester United), Godin (Atletico Madrid), Ibrahimovic (PSG) dhe Messi (Barcelona).

Faqja ka marrë rreth 8.6 milionë vota dhe lojtari më i votuar ka qenë Cristiano Ronaldo me 623 046 vota. Portugezi e sheh veten në këtë formacion për herë të tetë radhazi. Sergio Ramos është i dyti me më shumë vota, i ndjekur nga Philipp Lahm.

Formacioni i vitit është ky: Neuer; Lahm, Sergio Ramos, Godin, Alaba; Kroos, Di Maria, Robben; Cristiano Ronaldo, Messi, Ibrahimovic.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel