Rritja për 2014, Ministria e Ekonomisë: Garantojmë objektivin mbi 2%

09/01/2015 00:00

Ministria e Ekonomisë thotë se shifrat e publikuara nga INSTAT garantojnë objektivin vjetor mbi 2% të rritjes ekonomike, siç është parashikuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas zëvendësministrit Mete, arsyeja e kësaj rritjeje janë reformat e qeverisë.

“Rritja ekonomike e tremujorit të tretë të 2014-s ka qenë 3.3%, mbështetur nga një rritje cilësore në sektorët e tregtisë, hotelerisë, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe shërbimet. Partneriteti i qeverisë me sipërmarrjen tashmë po prodhon efekte edhe mbi ekonominë reale. Ne jemi të vendosur, që këtë partneritet publik-privat ta ngremë në një nivel edhe më të lartë dhe ta bëjmë efektiv, duke thelluar reformat, rritur performancën dhe duke vendosur zbatimin e ligjit”, tha Ervin Mete.

Top Channel