Luan Qosja nuk është një 21-vjeçar i zakonshëm. I diplomuar për fizioterapi në Universitetin e Elbasanit, ai ka edhe një pasion të madh për natyrën.

Megjithëse i verbër, ai ushtron alpinizmin, notin, futbollin etj. Në të gjitha këto aventura, pranë tij qëndron mikja më e mirë, Eneda Pepa. 19-vjeçarja e shoqëron kudo për ta bërë të mos ndihet ndryshe.

* Kënga “Suus” e Rona Nishliut është renditur ndër këngët më të mira të 60 viteve të fundit në Eurovizion. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë, në edicionin e këngës europiane vitin e kaluar, është përfshirë në listën e 20 më të mirave.

Votimi publik i këtij viti për këngët më të pëlqyera në historinë e Eurovizionit ka renditur më lart nga të gjitha këngët e tjera shqiptare, këngën “Suus”.

* Nuk e takonte prej 13 vitesh të birin dhe e shpëton rastësisht në det. Kjo është historia e Benji Baker, i cili që i vogël jetonte larg babait të tij. 13 vite pa e takuar, ai vendos të shkojë në Australi, aty ku jetonte i ati.

Në pritje për ta takuar, ai vendos që bashkë me të dashurën e tij të bëjnë një shëtitje me kanoe në det. Në këtë moment ai pëson një krizë epileptike dhe i ati, që ndodhej krejt rastësisht aty, u hodh në det dhe e shpëtoi. Pasi i riu u nxor në breg, 62-vjeçari e kuptoi se ishte djali i tij.

Top Channel