Aktualisht është beqare dhe Miranda Kerr ka dhënë mendimet e saj mbi daljen me meshkujt në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’.

Modelja australiane, e cila u nda nga Orlando Bloom para disa kohësh, tha se nuk e ka problem të dalë me më shumë se një mashkull.

“Nëse nuk bën seks me asnjë, unë mendoj se nuk ka gjë të keqe të dalësh me disa meshkuj”, tha 31-vjeçarja.

Në kopertinën e revistës, Miranda Kerr pozon “topless”, me një kapele të madhe të zezë në kokë.

Top Channel