Gjermani, Kroos votohet si lojtari më i mirë i vitit 2014

09/01/2015 00:00

Toni Kroos është votuar lojtari më i mirë i vitit sa i përket performancave me ekipin kombëtar të Gjermanisë. Mesfushori i Real Madridit ka lënë pas vetes Miroslav Klosen dhe portierin Manuel Neuer, i cili është gjithashtu në garë për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”.

“Të votohesh si lojtari më i mirë i Gjermanisë në një vit gjatë të cilit kemi fituar Botërorin, do të thotë shumë për mua, sepse ky votim është kryer nga fansat anembanë botës”, është shprehur Kroos për faqen zyrtare të ekipit kombëtar “DFB.de”. “Aktualisht, nuk jam fans i çmimeve individuale, sepse në këtë sport mund të fitohet vetëm si ekip dhe me mbështetjen e të tjerëve. Megjithatë, sigurisht që do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi, që kanë punuar kaq shumë përgjatë vitit të kaluar”.

“Për mua, ky vit do të jetë gjithmonë i paharrueshëm në karrierën time, pasi kam fituar gjithashtu dy trofe me Bayernin, përveç Botërorit, e më pas kalova te Real Madridi ku kam fituar Superkupën e Europës si dhe Botërorin për Klube. Të votohesh si lojtari më i mirë i Gjermanisë në një vit kaq të suksesshëm është diçka që do të mbetet përherë në kujtesë”.

Top Channel