Francë, lirohen pa gjakderdhje pengjet në Montpelje

09/01/2015 00:00

Një tjetër pengmarrje në Francë ka përfunduar me sukses, pa regjistruar viktima e të lënduar. Atentatori në një argjendari në Montpelje u dorëzua pasi mbajti peng dy gra gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes.

Ato ishin punojëse të argjendarisë, përkatësisht të moshave 30 dhe 40-vjeçare. Pengmarrja ndodhi pak orë pasi policia franceze kishte përfunduar operacionet për ekzekutimin e terroristëve në vend.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ngjarja në Montpelje kishte lidhje me zhvillimet e fundit agresore në Francë.

Top Channel