Lushnje, zjarri përfshin ullishtat e Hajdarajt, rrezikohen shtëpitë e banorëve

09/01/2015 00:00

Rreth orës 18, një zjarr i madh ka përfshirë kodrën në fshatin Hajdaraj të Lushnjes.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej dy kilometrash vijë e drejtë, duke djegur ullinjtë e zonës, si dhe pemët drufrutorë.

Flakët po rrezikojnë banesat, të cilat ndodhen 500 metra larg vatrës kryesore. Për fikjen e tij janë në vendngjarje tre mjete zjarrfikëse, dy nga Lushnja dhe një nga Fieri, si dhe forca të shumta të policisë së Rendit, policisë Bashkiake, nënprefekturës dhe banorë të zonës.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet lënia ndezur nga pakujdesia, e ndonjë vatre nga banorët në ullishtë, të ndezur për ngrohje.

Top Channel