Milan, Galliani: Merkato është dinamike, nuk përmend emra

09/01/2015 00:00

Administratori i deleguar kuqezi, pas vizitës së presidentit Berlusconi në Milanello, është shprehur se “me të dhe Inzaghin ka folur mbi gjithçka, kështu që duke qenë se merkato është dinamike, presim të shohim se ç’mund të ndodhë”.

“Destro? Nuk më pëlqen të përmend emra”, përgjigjet me buzëqeshje Galliani ndaj gazetarëve që e pyesin nëse është sulmuesi i Romës mes objektivave të merkatos së Milanit, apo ndoshta edhe Osvaldo i Interit. Për këtë temë është folur në tryezën me Silvio Berlusconin dhe trajnerin, por ende asnjë konkrete.

“Përmenden shumë emra, merkato është dinamike, kështu që presim dhe shohim se ç’mund të ndodhë”, ka shtuar më tej Adriano Galliani, në largim e sipër nga qendra sportive. “Vizita e Berlusconit ishte shumë pozitive, kemi folur për shumë çështje, edhe për situatën ku ndodhet skuadra, por kemi bërë edhe planet për merkaton”.

Më herët gjatë ditës, pas Cercit u raportua se Milan duhej të ruante hapin e njëjtë me konkurrentët për vendin e tretë, por për të rritur forcën e repartit sulmues, idea e fundit të çon te Mattia Destro, sulmues i Romës, i cili për t’u liruar nga kryeqytetasit mund të jepet edhe huazim.

Top Channel