9 muaj burg për një koment në Facebook

09/01/2015 00:00

Një burrë është dënuar me 9 muaj burg në Spanjë pasi i ka lënë një koment sarkastik ish të dashurës së tij në foton e profilit në Facebook.

Në tetor të vitit 2012, burri të cilit nuk i bëhet i ditur emri, u ndalua të kontaktonte në të gjitha mënyrat me ish-partneren nga një gjykatë në Majorka.

Por, vetëm pesë ditë më vonë ky burrë komentoi foton e profilit me këto fjalë: “Po ia tregon të gjithëve, zemra!”

Menjëherë, gruaja lajmëroi policinë dhe ish i dashuri doli sërish para gjyqit. Ai u dënua për shkelje të urdhërit të mbrojtjes dhe u dënua me 9 muaj burg.

Top Channel