Sulm kamikaz në Pakistan, 8 të vdekur dhe 16 të plagosur

10/01/2015 00:00

Një shpërthim i fuqishëm tronditi një zonë të populluar në Ravalpindi të Pakistan, duke varë të paktën 8 persona dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një kamikaz tentoi të futej në një xhami ku ndodheshin me qindra persona, por ai është ndalur nga forcat e sigurisë, të cilat nuk mundën të shmangnin shpërthimin.

Një prej zyrtarëve vendas tha për “Associated Press” se synimi i autorit të sulmit ishte të futej në xhami, por kjo nuk u lejua nga forcat e sigurisë.

“Shpërthimi shkaktoi një kaos të plotë. Nuk ka shumë detaje në lidhje me sulmin, por ka të vdekur dhe shumë të plagosur”, tha ai.

Top Channel