SHBA i bën thirrje Moskës për lirimin e pilotes ukrainase 

10/01/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara të premten i kanë bërë thirrje Rusisë të lirojë menjëherë piloten e burgosur ukrainase, Nadezhda Savchenko.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, tha se ishte e shqetësuar për shëndetin e pilotes, e cila ishte në grevë urie.

“Ne jemi të shqetësuar thellësia për veprimet e fundit të autoriteteve ruse, të cilat e kanë vendosur piloten ukrainase në izolim. Savchenko ka qenë në grevë urie për gati një muaj për të protestuar mbi kushtet e paraburgimit dhe aktualisht vuan nga probleme shëndetësore. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj dhe të pengjeve të tjerë ukrainas që mbahen në paraburgim nga Rusia.  

Nadezhda Savchenko, 33 vjeçe, është kapur në lindje të Ukrainës në muajin qershor dhe më vonë është dorëzuar në Rusi, ku akuzohet për vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Top Channel