SHBA: Vendet perëndimore të kërcënuara nga terrorizmi

10/01/2015 00:00

Zyrtarë të sigurimit amerikan thonë se sulmi terrorist në Francë, nxorri
në pah atë çështje për të cilën ata janë më të shumti të shqetësuar:
Vendet perëndimore janë të kërcënuara nga terrorizmi.

“Ne e prisnim që e gjitha kjo të ndodhte”, thotë për CNN, një zyrtar i lartë.

Më tej persona të shërbimit inteligjent amerikan shprehen se sulmet treguan se sa lehtësisht terroristët mund të hyjnë në zona që konsiderohen si të sigurta, duke treguar që ky aktivitet i ka shtrirë rrënjët, duke u kthyer në një rrjet global.

Të dy vëllezërit që kryen masakrën në “Charlie Hebdo” besohet se kanë udhëtuar në Yemen dhe të paktën njëri prej tyre është trajnuar nga Al Kaeda.I treti pengmarrës Amedy Coulibaly,përpara se të vritej tha për një televizion francez se ishte i lidhur me ISIS.

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës thonë se tani kemi të bëjmë me një nivel më të sofistikuar, të mirëorganizuar dhe të mirëtrajnuar njerëzit të rrjetit terrorist.

Top Channel