SHBA, aksident masiv në Micigan, një i vdekur, 10 të plagosur

10/01/2015 00:00

Një aksident masiv ka ndodhur në një autostradë të Miciganit, ku 150 makina u perplasën.

Në mesin e automjeteve ishin edhe dy kamione te ngarkuar ,perkatesisht njeri me acid e ndersa tjetri me fishekzjarre, cka ka shkaktuar edhe perfshirjen nga flaket.

Deri me tani flitet per nje viktime ,10 te plagosur, si edhe 6 makina te djegura plotesisht.

Autoritetet ndërhynë për të larguar pasagjeret nga zona e rrezikut. Ky raportohet te jete aksidenti më i rëndë si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë rajonin dhe ka shkaktuar ngrica ne SHBA.

Top Channel