Partnerja e Charbonnier: Masakra duhet të ishte shmangur

10/01/2015 00:00

Partnerja e kryeredaktorit të revistës satirike ‘Charlie Hebdo’ dha intervistën e saj të parë pas humbjes së të dashurit të saj.

Jeannette Bougrab rrefen per momentin kur degjoi lajmin e sulmit: “Isha në mbledhje kur dëgjova se atje kishte të shtëna. Atëherë i shkrova një mesazh, edhe një të dytë,  një të tretë , e me pas e telefonova dhe ai nuk përgjigjej,per te mos u pergjigjur kurre. Kur shkova, atje kishte postoblloqe policie dhe nuk na lejonin te afreheshim. Aty mesova se e kisha humbur”.

Por 41-vjeçarja tregon se vrasja e Stephane Charbonnier, nuk ishte e papritur.Çifti jetonte me femijen e adoptuar prej tri vitesh.

“Gjithmone e kam ditur se ai mund te shkonte drejt vdekjes. I jam lutur te largohej nga Franca, por ai nuk e beri kete. Stephane nuk donte as femije pasi edhe ai dinte qe do vdiste nje dite.  Por  ishte i guximshëm, ai mendonte se jeta ishte një gjë e vogël nëse nuk mbron idealet. A njihni njerëz të gatshëm të cilet pranojne te vdesin për idealet e tyre sot? Jo, sepse ata vdiqën, ata u vranë”, thotë më tej gruaja.

Jeannette deklaroi se  masakra e se merkures mund te ishte shmangur nga autoritetet perkatese, por sipas saj fatkeqesisht ajo gje nuk u be.

Top Channel