Rëndohet kriza në Ukrainë

10/01/2015 00:00

Kriza në Ukrainë rëndohet pasi rebelët pro-rusë kanë intensifikuar bombardimet e tyre në zonën e Donjeckut dhe Luhanskut.

Gjatë përleshjeve me forcat qeveritare, mesohet se katër ushtarë ukrainas dhe dy civilë kane humbur jeten.
 
Zyrtarët pohuan se sulmet u pasuan me ardhjen e nje autokolone me ndihma per ruset te cilet luftojne atje. Por ekziston dyshimi se kamionet, krahas furnizimeve me ushqime, i pajisen rebelet edhe me armatime  ushtarake.

NATO e ka dënuar dhunen e Rusisë në Ukrainë ,dhe ka planifikuar për te sjelle një “forcë te larte gatishmërie “, e cila me shume gjase do te vendoset ne Europen Lindore. Ekspertet e çeshtjes se konfliktit Rusi-Ukraine , thone se Moska po perfiton nga sitata e renduar e terrorizmit ne Europe, per te vazhduar me strategjine e saj per Krimene.

Keto luftime po zhvillohen vetem pak dite perpara bisedimeve per armpushim qe do te mbahen javen e ardhshme. Pjese e ketij misioni per paqe do te jene ministrat e jashtem te Frances,Gjermanise, Rusise edhe Ukraines.

Top Channel