Basha akuzon Ramën: Frymëzoi Shullazin të më kërcënonte mua

10/01/2015 00:00

‘Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij,
asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur
sukses’. Lulzim Basha u duk shumë i vendosur, por i qetë, kur akuzoi
direkt Kryeministrin Edi Rama për kërcënimin fizik të tij prej Emiljano
Shullazit.

Kreu i opozites nuk ka asnje dyshim, se Kryeministri synon te vendose ate qe e quan rregjim te heshtjes, duke i mbyllur gojen opozites, sipas skemes se dhunes, “nuk keni pare asgje akoma”, te paralajmeruar diten e betimit ne parlament. Një skeme, që siç thote kreu i Partise Demokratike u pasua edhe me agresione fizike te opozites ne Parlament.

“Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiliano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike.Edi Rama nuk po kupton, se skema e tij është dështake. Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë ditë të sajën takim me frikën. Dhe nuk do të ketë kurrë një takim të tillë”, tha Basha.

Ne fund te deklarates se tij, kreu i opozites kishte edhe nje mesazh per qytetaret.

“Une i bëj sot me dije qytetatarëve të vendit, demokratëve dhe gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike, se ne do të jemi këtu çdo orë më të vendosur se kurrë për tu përballur me të keqen. Do të zhvillojmë betejën tonë me lidhjet kriminale dhe do të çojmë përpara dekriminalizimin e qeverisjes, politikës dhe sferës publike në tërësi. Do të dështojë pra me turp çdo skenar i Edi Ramës dhe xhahilëve të tij”, u shpreh Basha.

Top Channel