Gjiknuri në Vlorë, inspekton punimet në nënstacion

10/01/2015 00:00

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga
administratori i përgjithshem i OSHEE-së Artan Çela, si dhe drejtori i
OSHEE-së së Fierit dhe Vlorës inspektoi nga afër defektin në
nënstacionin ‘Vlora 1’.

Djegia e transformatorit te ketij nenstacioni shkaktoi avari te shumta ne rrjetin kryesor qe furnizon qytetin dhe zonat periferike te Vlores perfshi disa fshatra, me energji elektrike duke bere qe zona te ndryshme te Vlores te vuajne mungesen e energjise elektrike.

Gjiknuri pohoi se defekte te tilla jane te paevitueshme ne situaten kur vendi yne ka patur nderhyrje te pjesshme ne sistemin energjetik ne nje kohe kur nevojiten remonte te plota veçanerisht ne sezonin e dimrit.

Fondi i akorduar per sistemin energjitik te Vlores kap shifren 100 milionë leke te reja ndersa shkon ne 9.3 milionë euro ne rang vendi. Këto investime do te shtrihen ne sistemin e shperndarjes dhe te kabinave elektrike me qellim per te perballuar te gjitha nevojat energjetike.

Top Channel