Skandali i sigurimeve, 250 mijë nëpunës, 8 vjet punë të zezë në shtet

10/01/2015 00:00

Mbi 250 mijë qytetarë, mes tyre ushtarakë, mjekë, infermierë e mësues,
rrezikojnë pensionin. Për 8 vite me rradhë, këta zyrtarë janë mashtruar
nga shteti, pasi u janë mbajtur paratë për sigurimet shoqërore,por
asnjëherë nuk u janë derdhur në arkë.

Kjo piramide mashtrimi, e cila ka funsionuar gjate 8 viteve te shkuara është denoncuar nga ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, i cili tha se kete borxh prej 109 milion dollaresh tanime duhet te shlyhet nga ministrite dhe institucionet përkatëse.

“Në total numri i subjekteve që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore, për punëtorë të deklaruar shkon në 53 060 të tillë. Në total kanë rrezikuar pensionet e 250 mijë shqiptarëve, nga të cilat 1 407 janë institucione publike buxhetore, kurse 51 653 janë subjekte private”, tha ministri i Mirëqënies, Erjon Veliaj.

Por veç ushtarakëve, gardistëve, mjekëve, mësueve, punonjësve të ALUIZNI-t, vetë punonjesit e Inspektoriatit Shteteror dhe ata te Sigurimeve Shoqerure, kane rezultuar te mashtruar.

“Ministria e Mirëqënies, atëherë quhej Ministria e Punës, për 8 vite nuk paguante sigurimet shoqërore dhe ajo që e bën akoma më qesharake dhe tragjiko-komike këtë situatë, dy institucionet me debitore të Ministrisë së atëhershme të Punës ishin vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Inspektoriati i Punës, i cili shkon për të kontrolluar nëse të tjerët punojnë në të zezë dhe nuk janë paguar sigurimet shoqërore”, tha Veliaj.

Jane rreth 1500 institucione shteterore, te cilat per 8 vite me rradhe kane mashtruar mijëra zyrtare duke u vjedhur parate e sigurimeve shoqerore, e çka eshte me e rende, duke u rrezikuar pensionet.

Top Channel