Haxhinasto inspekton segmentin Lushnje-Berat

10/01/2015 00:00

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto inspektoi punimet në Lotin 2 dhe 3 të segmentit Lushnjë-Berat.

Haxhinasto deklaroi se rëndësi do t’i kushtohet ritmeve të punimeve por prioriteti kryesor mbetet cilësia dhe që rruga të dorëzohet në standardet e kërkuara.

Projektet me vlerë rreth 30 mln dollarë priten të përfundojnë brenda afateve të kontratave, në muajin korrik.

Gjatë inspektimit, ministri hodhi idenë e një konkursi për artistët lokalë dhe veprat fituese që të jenë pjesë e këtij segmenti për t’u vendosur në rrethrrotullimet e tij.

Top Channel