Edhe Rama në marshimin masiv në Paris

10/01/2015 00:00

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të marrë pjesë ditën e diel në marshimin manifestiv që do të zhvillohet në Paris në nder të viktimave të dy sulmeve terroriste që u morrën jetën 17 personave.

Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare pranë Kryeministrisë, sipas të cilave shefi i qeverisë në këtë pjesëmarrje do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj.

Në këtë marshim, përveç autoriteteve më të larta vendase, pritet të marrin pjesë kryeministri britanik David Cameron, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, ai spanjoll Mariano Rajoy, ai italian Matteo Renzi, ai izraelit Benyamin Netanyahu si dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazanueve premtoi “masa të jashtëzakonshme” për manifestimin, duke bërë me dije se në të do të jenë të përfshirë mbi 5.500 agjentë policie dhe ushtarë.

Top Channel