Reagon Posta Shqiptare, stafi i ri menaxhues urdhëron inspektim për ankesat

11/01/2015 00:00

Pas lajmit të arrestimit nga policia të një punonjëseje të Zyrës së Postës së Novoselës, me akuzën e vjedhjes, por edhe nisur nga denoncimet e bëra nga abonentë të OSHEE, ka reaguar stafi i ri menaxhues i Postës Shqiptare.

Si hap i parë është bërë shkarkimi i drejtueses së Filialit të Postës së Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, në kuadër të masave për dhënien e zgjidhjes për problemet e krijuara në të kaluarën, ka urdhëruar inspektime të hollësishme për të zbuluar të gjitha problemet.

Ndërkohë, i bëhet thirrje abonentëve të OSHEE, që kanë pasur probleme me pagesat e kryera, të bëjnë të ditura problemet pranë Postës, për të ndihmuar procesin e nisur nga drejtuesit e rinj të saj.

Top Channel