Vlorë, shkrumbohen dy mjete të një pronari, dyshohet konkurrenca

11/01/2015 00:00

Dy automjete të një firme biznesi janë djegur në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për dy automjete në pronësi të Viron Çunit, pronar i një kompanie që operonte në Portin e Vlorës.

Dy automjetet, njëri tip fugon me targa VL 2150 C e tjetri kamion me targa AA 281 CR, janë djegur të dielën rreth orës 1 e 30 pas mesnate. Sipas pronarit të automjeteve, shkak për këtë është bërë konkurrenca, pasi – siç thotë ai – nuk ka pasur problem me asnjë person tjetër.

Siç duket edhe nga pamjet e marra nga vendngjarja, dy makinat janë të shkrumbura. Sipas pronarit, sapo ka dëgjuar një kërcitje xhami është çuar menjëherë, ndërkohë që më pas kishte vënë re se brenda në automjet ishte hedhur një shishe me benzinë, çka bëri të përfshihen nga flakët të dyja makinat.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet lidhur me këtë çështje.

Top Channel