Uniteti fetar i Shqipërisë në Francë, mediat ndërkombëtare interesohen për delegacionin tonë

11/01/2015 00:00

Pak para Marshimit të Unitetit, Top Channel bisedoi në telefon me kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në Paris.

Zoti Gurra vlerëson mesazhin që Shqipëria çon në Francë dhe kjo prani e të gjitha komuniteteteve fetare thotë se ka përbërë interes për mediat ndërkombëtare.

“Falenderoj kryeministrin që si pjesë të delegacionit bëri edhe komunitetet fetare, si shprehje e një bashkëjetese që duhet të na bëjë krenarë ne shqiptarëve. Prezenca jonë është dëshmi e gjallë se ne jemi për paqen dhe jetën. Ka pasur shumë interes nga mediat ndërkombëtare për delegacionin tonë kur kryem homazhet për gazetarët e ‘Charlie Hebdo’. Ata u çuditën dhe na përcollën respektin e tyre”, tha myftiu i Tiranës.

Top Channel