Golden Globes, filmi ‘Boyhood’ triumfon pas 12 vite xhirimesh

12/01/2015 00:00

U desh shumë kohë të realizohej, por filmi ‘Boyhood’ më në fund triumfoi në Golden Globes ditën e dielë në Los Angeles. Filmi që është xhiruar pjesë-pjesë përgjatë 12 viteve mori çmimin si filmi më i mirë, regjisori më i mirë dhe aktorja më e mirë joprotagoniste.

Filmi ‘The Theory of Everything’ mori 2 çmime, me aktorin Eddie Redmayne i cili u shpall aktori më i mirë dhe kompozitori Johann Johannson i cili mori çmimin e kolonës zanore më të mirë.

Në kategorinë aktorja më e mirë, Julianne Moore mundi Reese Witherspoon, Jennifer Aniston dhe Rosamund Pike.

Filmi më i mirë dramë: Boyhood

Filmi më i mirë muzikal ose komedi: The Grand Budapest Hotel

Regjisori më i mirë: Richard Linklater (Boyhood)

Aktori më i mirë (dramë): Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktori më i mirë (muzikal ose komedi): Michael Keaton (Birdman)

Aktorja më e mirë (dramë): Julianne Moore (Still Alice)

Aktorja më e mirë (muzikal ose komedi): Amy Adams (Big Eyes)

Aktori më i mirë joprotagonist:  JK Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Patricia Arquette (Boyhood)

Skenari më i mirë: Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris dhe Armando Bo (Birdman)

Filmi më i mirë i huaj: Leviathan (Rusi)

Filmi më i mirë i animuar: How to Train Your Dragon 2

FOTO GALERI
1/6

Top Channel