Shkodër, e përplas makina, aksidentohet rëndë 71-vjeçarja

12/01/2015 00:00

Një këmbësore është aksidentuar rëndë pasditën e së dieles në aksin rrugorë Shkodër-Shtoj.

71-vjeçarja Lule Guri, banore e zones ka qënë duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur është përplasur nga një automjet që udhëtonte drejt Shkodrës.

Për pasojë e demtuara është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa  drejtuesi i autoveturës është ndaluar dhe shoqëruar për në komisariatin e Shkodrës.Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel