Tiranë, tentohet të grabitet argjendaria, kapet autori

12/01/2015 00:00

Policia  e kryeqytetit ka mundur të shmangë një grabitje të armatosur paraditen e së hënës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në bulevardin ‘Zogu i Parë’, në Tiranë ku një person i armatosur ka tentuar të grabisë një argjendari, por nuk ka arritur ta çojë deri në fund nismën e tij, pasi është vënë në pranga nga policia.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i personit që tentoi të grabiste argjendarinë, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik në banorët e zonës.

Top Channel