Lë punën për t’u bërë “zombie” profesionist

12/01/2015 00:00

Një financier ka lënë punën e tij me orar të plotë për t’u bërë një “zombie” profesionist. I lodhur me numrat, Alex Noble i tha shefit të tij se dorëhiqej për të pasur më shumë kohë që të sillej si një “i vdekur i gjallë”.

“Nuk besoj që shefi më kuptoi kur ia shpjegova. As miqtë e mi nuk e kuptojnë pse e kam lënë punën”, tha 26-vjeçari nga Uellsi.

Ai shton për ‘Wales Online’: “Gjithmonë më kanë tërhequr të vdekurit e gjallë. Kam kaluar 5 vite duke qenë “zombie” në filma, seriale televizive apo video-lojëra. Tani jam punësuar nga një kompani që drejton një lojë me “zombie” ku vullnetarë të shumtë ndiqen nga të vdekurit e gjallë nëpër pyje.”

Aktualisht, ai është “mësues” i cili i jep leksione vullnetarëve të lojës si të sillen si “zombie”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel