Franca e përçarë, jo të gjithë pro tubimit

12/01/2015 00:00

Në tubimin gjigant të së dieles në Paris, lajtmotivi ishte uniteti
kombëtar i Frances. Nje demonstrim solidariteti, nje sfide ndaj dhunës
dhe terrorizmit, një thirrje për të treguar se përpara barbarizmit,
francezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Megjithate, ne logjiken e demonstruesve, uniteti kombetar nuk eshte aq i sigurt sa ç`mund të shtyjë të mendosh ai vërshim masiv emocioni në ‘Place de la Republique’.

Faqja e Facebook-ut “Je ne suis pas Charlie” ka marre me shume se 21.000 pelqime brenda pak ditesh. Shumica e francezeve jo myslimaneve qe shtypën butonin “like” nuk jane aspak mbeshtetes te dhunes. Pjesa derrmuese e tyre dhe e tjereve nuk kane asnje te perbashket me vellezerit Kouachi apo Coulibaly-n. Por ata e bene megjithate te qarte se nuk do te marrin pjese ne nje levizje kombetare e cila mbeshtet ofenduesit e profetit Muhamed.

Pa reshtur, keta njerez shprehin zemerimin e tyre ndaj atyre qe I shohin si standarte dyfishe: persa kaq shume zhurme per 17 te vrare kur ne Gaza e ne Siri kane vdekur me mijera vete? Perse paska te drejte ‘Charlie Hebdo’ te tallet me islamin kur komediani Dieudonne M’bala ndiqet penalisht per venien ne loje te hebrenjve? Perse njera cilesohet ‘nxitje e urrejtjes’, ndersa tjetra jo?

Pati shkolla ne Banlieue-t e kryeqytetit francez qe e bene te famshem kete emer ne 2005-sen me protestat e dhunshme kunder margjinalizimit social, ku nxenesit e thyen minute e heshtjes ne nderim te viktimave te ‘Charlie Hebdo-se’. Ne disa te tjera, minuta nuk u mbajt fare. Madje, per nje kohe te shkurter ne Tëitter te shtunen u shfaq edhe nje shenim qe thoshte: ‘Une jam Kouachi’. Te gjitha keto, per korrespondentin e BBC-se ne Paris, Hugh Schofield, deshmojne se ka shume burra e gra franceze te cilet lidhjen e tyre me te madhe shpirterore e ndiejne me islamin e jo me vlerat europiane. Ata ndihen te perbuzur, dhe kur gjejne rastin, kunderpergjigjen. Pergjithesisht me akte te vogla mosbindjeje. Por ndonjehere, edhe me terror.

Ndaj Franca nuk eshte e bashkuar, mendon ai, dhe rreziku per te, eshte real. Megjithate, tubimet si ai i se dieles apo demonstratat e se shtunes, kane vlere, sepse afrojne pas nje ideje njerez te te gjitha besimeve e te gjitha shtresave. Dhe pas nje jave te tmerrshme, morali ka nisur te ngrihet serish e te pakten per nje fare kohe, francezet do te ndihen te sigurte.

Top Channel