Asnjë amerikan në marshim

12/01/2015 00:00

Të premten, Barack Obama iu tha francezeve: ‘Shtetet e Bashkuara janë me
ju sot, Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju nesër’. Ndërsa të dielen,
Shtetet e Bashkuara nuk ishin pothuajse fare të pranishme në marshimin
historik të unitetit në Paris.

Mes lidereve boterore qe shtrenguan krahet ne shenje solidariteti ne radhen e pare te tubimit, mungoi shefi i Shtepise se Bardhe Obama, zevendespresidenti Joe Biden e nuk pati as ndonje drejtues tjeter te larte te administrates ne Washington.

Kryeprokurori i Pergjithshem Eric Holder, ndonese ndodhej ne kryeqytetin francez per samitin kunder terrorizmit, nuk u pa gjekundi ne marshimin ku kryeministri Benjamin Netaniahu e presidenti palestinez Mahmud Abaz lane menjane mosmarreveshjet per t’u shfaqur prane njeri-tjetrit. Te njejten gje bene dhe kreu i shtetit ukrainas,Petro Poroshenko e ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov.

Çfare e justifikon mungesen e krereve te Amerikes, mike te Frances? Sipas shtypit britanik, i cili citon per te tilla pohime zyrtare te administrates Obama, presidenti e kaloi të dielën duke pare ndeshjet e Liges Kombetare te Futbollit ne Televizor. Ne mitingun gjigant thuhet te kete qene mes turmes ndihmessekretarja e shtetit per Europen, Victoria Nuland dhe ambasadorja e Shteteve te Bashkuara ne France, Jane Hartley, te cilen, sic shkruan “Daily Mail”, nuk e njohin as vete shumica e amerikaneve, le me pastaj pjesa tjeter e botes. Vete Obama dhe zevendesi i tij Biden nuk levizen nga Washingtoni, edhe pse nuk kishin asnje angazhim publik. Sekretari i Shtetit John Kerry ishte ne Indi, ne nje udhetim te planifikuar prej kohesh.

Solidaritetin e tyre, Shtetet e Bashkuara e kane treguar tashme, ishte ky justifikimi i zyrtareve amerikane, te cilet kujtojne deklaratat e perseritura te shefit te Shtepise se Bardhe ne mbeshtetje te Frances, si dhe ndalesen e Obames ne ambasaden franceze per te shprehur ngushellimet e tij.

Top Channel