Vetëvritet hetuesi i vrasjeve në `Charlie Hebdo`

12/01/2015 00:00

Mediat franceze raportojnë se inspektori i ngarkuar me hetimin e
masakrës së ndodhur disa ditë më parë në redaksinë e revistës satirike
‘Charlie Hebdo’ ka vrarë veten.

Fred Erlik, me një karrierë të gjatë në polici, dyshohet se i ka dhënë fund jetës teksa ndodhej në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që kishte zhvilluar me familjen e një prej 12 viktimave të shënuara nga sulmi i armatosur i 7 janarit.

Fred, 45 vjeç, i cili e kishte nisur karrierën në polici që në vitin 1997, dyshohet se vuante nga depresioni ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.

Top Channel