Akull në rrugët e Dibrës, përdorimi i zinxhirëve i domosdoshëm

12/01/2015 00:00

Rinisja e reshjeve gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës,
shoqeruar me ulje të temperaturave në mënyrë të ndjeshme në -12 gradë në
në qarkun e Dibrës ka krijuar akull në shumë rrugë nacionale dhe rurale
në Peshkopi dhe Bulqizë.

Ne aksin rrugor Bulqize-Peshkopi ne shume vende duhet perdorimi i zinxhireve prej pranise se akullit.Me zinxhire dhe me vështirësi kalohet  Bulqizë-Krastë ,Ura e Çereneci-Librazhdi, pasi akset e ketyre rrugeve jane te mbuluar me akull.Gjithashtu nje situate e veshtire prej pranise se akullit ne rruge ka dhe aksi rrugor Qafe e Buallit qe te çon per tek minierat e zones D.

Policia e qarkullimit rrugor nuk ka lejuar qe te levize asnje automjet pa zinxhirë.

Te bllokuar ngelën disa fshatra te komunes Lure, Kala e Dodes, ne rrethin e Peshkopise dhe fshatra te komunes Ostren, Zerqan dhe Martanesh ne rrethin e Bulqizes.

Top Channel