Muzika lehtëson dhimbjen e pas operacionit te fëmijët

12/01/2015 00:00

Dëgjimi i këngëve të preferuara lehtëson dhimbjen e pas operacionit te fëmijët. Sipas një studimi të Spitalit të Fëmijëve të Cikagos, pacientët e vegjël që dëgjojnë muzikë pas një operacioni të vështirë, kanë më pak dhimbje.

Drejtuesi i studimit, Dr Santhanam Suresh tha: “Terapia audio duhet të merret parasysh nga spitalet si një strategji për zvogëlimin e dhimbjeve pas operacionit te fëmijët.”

Studimi thotë se është shumë e rëndësishme të merren në konsideratë  edhe rrugë të tjera përveç medikamenteve për lehtësimin e dhimbjes, pasi ilaçet shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje te të vegjëlit.

Top Channel