Golden Globes, gazetarja “kockë e lëkurë” kritikohet ashpër

12/01/2015 00:00

Përdoruesit e Twitter-it u morën mbrëmjen e së dielës më shumë me fizikun e Giuliana Rancic, gazetares e cila ndiqte “live” mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes’, sesa me vetë çmimet.

Ata patën komente “thumbuese” për krahët e saj të hollë dhe për kockat që i dukeshin fare qartë.

@LBartlome shkroi: “#giulianarancic ka nevojë të hajë urgjentisht një tas me patate të skuqura.” Një tjetër, @melissazodi shkroi: “Përveç faktit që është kockë e lëkurë, #GiulianaRancic e paska tepruar edhe me nxirjen.”

@wotnow27 shtoi: “A mund të gjeni një gazetare që ha?”, ndërsa @loriduffy la këtë koment: “Kjo paska nevojë për një sanduiç… ose 10.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel