UT i jep Thaçit titullin “Doctor Honoris Causa”

12/01/2015 00:00

Ish-Kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në
lirinë e popullit të Kosovës, por edhe në integrimin e tij në familjen
europiane është nderuar me titullin Doktor Honoris Causa nga rektori i
universitetit te Tiranes Dhori Kule.

Zevendeskryeministri Thaci shprehu mirenjohjen e tij, dhe  u ndal tek ngjarja me e fundit në Paris. “Ne deshmuam solidaritetin por edhe tolerancen e kombit shqiptar. Shqiperia dhe Kosova i takojne familjes euroatlantike”, tha Thaçi, dhe kombi shqiptar dallohet per tolerancen e tij. 

Ish-kryeministri Thaçi tha se ndihet i vleresuar jo vetem per çmimin qe iu dha por edhe per motivacionin. Ceremonia u zhvillua ne rektoratin e Tiranes, ne prani te senatoreve por edhe personaliteteve te ndryshem nga fusha e politikes dhe e arsimit.

Top Channel