Femrat qajnë më shumë dhe më gjatë se meshkujt

12/01/2015 00:00

Është një nga stereotipet më të vjetra, por një studim thotë që është e vërtetë se femrat qajnë më shumë se meshkujt.

Femrat qajnë 30-64 herë në vit, ndërsa meshkujt 6-17 herë në vit. Gjithashtu, sa herë që qajnë, femrave i zgjat më shumë se meshkujve ky proces.

Studimi i udhëhequr nga profesori Ad Vingerhoets, një psikolog në Universitetin e Tilburgut në Holandë, tregon se e qara e femrave zgjat mesatarisht 6 minuta, ndërsa ajo e meshkujve 2-3 minuta.

Për të dalë në këto përfundime profesor Vingerhoets pyeti 5000 njerëz nga 37 vende të ndryshme të botës. Ai mendon se kjo diferencë në të qarë “mund të shpjegohet me faktin se femrat lexojnë më shumë letërsi sentimentale”.

Top Channel