Një homazh i një stili të lartë i qepur mirë. Në morinë e informacioneve
mbi marshimin gjigant të unitetit në Paris, i cili mbërtheu të dielën
vëmendjen e mbarë botës, e përditshmja britanike ‘The Independent’ i
kushtoi një artikull Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe asaj shenje aq
të gjetur simbolike që përbënin tre lapsat e vendosur në xhepin e
xhaketës së tij.

Pikerisht atehere kur mendohej se ishin thene e shkruar te gjitha per lapsat si simbol te unitetit dhe fjales se lire, kreu i ekzekutivit shqiptar u shfaq ne tubimin e solidaritetit me tre te tille: nje blu, nje i bardhe e nje i kuq, ngjyrat e flamurit francez.

‘Politikani vete eshte artist e shkrimtar,- thekson gazeta e njohur.- Nje homazh i thjeshte, por teper interesant e qe nuk mund te kalonte pa terhequr vemendjen’.

Kryeministri Rama mori pjese ne marshimin historik te se dieles ne Paris ne krah te kater perfaqesuesve te komuniteteve fetare ne Shqiperi, prania e te cileve u vleresua maksimalisht nga pjesemarresit e nga mediat si simbol i qarte i harmonise fetare ne Shqiperi.

Top Channel