Golden Globes bën bashkë Rita Ora dhe Cara Delevingne

12/01/2015 00:00

Ceremonia e Golden Globes mblodhi në të njëjtën sallë dhjetra yje të botës së kinemasë, muzikës dhe fushave të tjera, e ndër ta ishte edhe Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë shqiptare iu bashkua festës së organizuar pas ndarjes së çmimeve, një rast i mirë për t’u takuar edhe me ‘gruan’ e saj, Cara Delevingne.

Mes modeles dhe Ritës dihet miqësia e veçantë që kanë, por daljet në publik së bashku mungonin prej kohësh prej angazhimeve krejt të ndryshme profesionale të secilës prej tyre. E për të rekuperuar këtë kohë, dy bukuroshet shfaqen, ndoshta një afrimitet disi të tepruar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel