“Satira duhet mbrojtur”

12/01/2015 00:00

“Roli i satirës është që të nxisë mendime dhe mospajtime idesh, prandaj edhe duhet mbrojtur”.

Me këtë mbishkrim, Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale një karikaturë të Presidentit Barack Obama. Ajo është vepër e Kevin Kallaugher për llogari të “The Economist”.

Karikatura tregon shefin e Shtëpisë së Bardhë në përpjekje për të drejtuar një makinë, që simbolizon vendin, me në krah një elefant dhe një gomar. Elefanti në këtë rast simbolizon republikanët në Kongres, ndërsa gomari demokratët.

Karikatura shoqërohet edhe me një link që të drejton tek një shkrim historik mbi zhvillimin e satirës në median amerikane, si një formë kritike thumbuese tepër e dobishme dhe pavarësisht debateve që kanë ngjallur ndër vite, satira si formë kritike është e mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane ku thuhet se “Kongresi nuk duhet të miratojë asnjë ligj që kufizon lirinë e shprehjes dhe të mendimit”.

Mes karikaturave që kanë mbetur në histori është ajo e Matt Wuerker, me titull “The Great American Voting Machine” ku thumbohet kompleksiteti i sistemit zgjedhor amerikan. 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel