Papa Françesku me diplomatët në Vatikan: Shqipëria, simbol i bashkëjetesës fetare

12/01/2015 00:00

Në takimin e fillimvitit me përfaqësitë diplomatike të akreditura në Vatikan, Papa Françesku ka bërë edhe një herë thirrje për ndalimin dhe dënimin e çdo lloj dhune, që bëhet në emër të fesë.

Në këtë takim, Ati i Shenjtë – përpara gjithë diplomatëve të pranishëm – solli edhe një herë shembullin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

“Një dëshmi të vërtetë se kultura e bashkëjetesës është e mundur, unë kam provuar gjatë vizitës sime në Shqipëri. Një komb me të rinj, të cilët janë shpresë për të ardhmen. Pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve në historinë e tyre, shqiptarët janë karakterizuar nga ‘bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor mes besimeve të ndryshme’. Në një klimë të respektit dhe besimit reciprok mes katolikëve, muslimanëve dhe ortodoksëve. Është një shenjë e rëndësishme, që një besim i sinqertë në Zot gjeneron dialog, i cili vepron për të mirën e të gjithëve. Ndërsa dhuna lind gjithmonë nga mistifikimi i fesë, me pretekstin e projekteve ideologjike, që kanë si qëllim të vetëm dominimin e njeriut mbi njeriun”, është shprehur Papa Françesku.

Top Channel