Rita Ora shkëlqen në “The Voice UK”

12/01/2015 00:00

Këngëtarja britanike me origjine shqiptare Rita Ora, ka shkëlqyer në rolin e saj debutues si trajnere në talent-show-n e BBC, “Voice UK”, që hapi siparin të shtunën në mbrëmje në Britani.

Ylli i muzikës britanike, Rita Ora është përzgjedhur në këtë panel bashkë me legjendat e muzikës botërore si Tom Jones apo Will. I Am, pasi zëvendësoi këngëtaren tjetër të madhe britanike, Jessie J në edicionin e vitit të kaluar.

Sharmante, me humor, e ndjeshme  dhe e veshur me elegancë, Rita Ora tërhoqi vëmendjen e medias dhe kritikës.

Në një sondazh të kryer pas shfaqes, 79 perqind e votuesve britanikë vlerësonin aftësitë gjykuese të saj në përzgjedhjet që bëri këngëtarja e madhe britanike me origjinë shqiptare.

Tabloidi britanik “Daily Mail”, shkruante pas shfaqes se Rita Ora është e vetmja shpresë për të shpëtuar këtë show. Daily Mail shkruan se “pavarësisht shumës që BBC i paguan yllit londinez është e fituar.

Ajo solli më shumë pelqyeshmëri, natyralitet dhe jetë në këtë show, sesa paraardhëset e saj, Jessie J dhe Kylie Minogue të mara së bashku. Ishte Rita Ora që bëri komentet me konstruktive”, shkruan tabloidi britanik.

Pjesëmarrja e Rita Orës në këtë talent-show të BBC, të ndjekur nga afro dhjetë milionë britanikë, është jo vetëm një sukses i madh personal artistik i saj dhe inspirim si një model edhe për shumë të rinj shqiptarë në Britani për të qenë të suksesshëm, por edhe një burim i një krenarie të ligjshme për audiencën shqiptare në Britani për një ikone të suksesit të vet kombëtar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel