“Kam kaluar 7 muaj duke lidhur femra”

13/01/2015 00:00

Pasi ka kaluar 7 muaj duke interpretuar rolin e Christian Grey-t, aktori Jamie Dornan ka deklaruar se tashmë është bërë një ekspert në “lidhjen e femrave me litarë”.

Protagonisti i filmit ‘Fifty Shades of Grey’ shpjegoi për revistën ‘Elle’: “Nëse kam mësuar një gjë nga viti 2014, ajo është të bëj nyje. Kam kaluar shumë kohë duke lidhur femra me litarë, jo vetëm në film, por edhe te seriali ‘The Fall’ që xhiroja njëkohësisht. 7 muaj rresht vetëm këtë gjë kam bërë: kam lidhur femra.”

“Mendoj se pas rolit të Christian Grey, kam nevojë për të qenë pjesë në një film komedi në projektin e ardhshëm”, shtoi Jamie Dornan.

Filmi ‘Fifty Shades of Grey’ do të shfaqet për herë të parë ditën e Shën Valentinit. Disa ditë më parë, Dornan pranoi në një intervistë për ‘Details’ se është i shqetësuar se mos pëson fatin e John Lennon, i cili u vra në vitin 1980 nga një fans i tij.

“Kam frikë se do më vrasin si John Lennon. Do më vrasë ndonjë nga fansat e çmendur gjatë premierës së filmit, pasi e di që ka shumë njerëz të mërzitur për faktin që e luaj unë rolin kryesor. Jam bashkëshort dhe prind, për këtë arsye nuk dua të vdes kaq shpejt”, tha 32-vjeçari.

Top Channel