“Askush nuk ka dëshirë të shikojë Joey-n e vjetër”

13/01/2015 00:00

Ka interpretuar Joey Tribbiani-n në serialin komedi ‘Friends’ nga viti 1994 deri në vitin 2004 dhe Matt LeBlanc thotë se do i pëlqente shumë që gjashtë shokët të bashkoheshin sërish, por shton se një serial me të njëjtët personazhe, por të vjetër në moshë, nuk do të kishte po atë sukses.

47-vjeçari tha: “Ai serial ishte për një periudhë të caktuar të jetës: pas universitetit dhe para se të nisësh jetën siç duhet. Nuk besoj se ka njerëz që duan të shohin Joey-n të vjetër.”

Kur u pyet se çfarë mendonte ai se do të bënte Joey në këtë moshë, Matt u përgjigj: “Besoj se do jetonte në Kaliforni. Ndoshta do të kishte fëmijë, ndoshtë një punë…”

Top Channel