Skema e re e pensioneve, Rama: Ja sa fitojnë ata që dalin këtë vit

13/01/2015 00:00

Për herë të parë mijëra qytetarë të cilët kanë dalë në pension këtë vit
përfitojnë më shumë para se një vit më parë. Kryeministri Edi Rama ka
deklaruar se janë të paktën 5 mijë qytetarë që përfitojnë pensionin
social, të cilët nëse nuk do të përfshiheshin në këtë skemë, nuk do të
përfitonin asgjë nga shteti.

“Të gjithë llogaritë e tregojnë se për çdo fashë pensionit rritet. Mund të jenë pak, por janë 5 mijë gjyshër dhe gjyshe që mund të mbeteshin me asgjë dhe sot marrin pensionin social. 7 mijë funksionarë të lartë me luksin që të dalin pension 55 vjeç. Nga kjo reformë e pensioneve perfitojnë minatorët, mosha e pensionit të tyre ulet siç ishim zotuar, nga 60 në 55 vjeç”, tha Rama.

Kreu i Qeverise tha se nga kjo skeme e re perfitimet per qytetaret do te jene me te medha dhe nuk do te kete kufizime per ata qe paguajne me shume.

Sipas Ministrise se Mireqenies Sociale, mbi 1600 institucione shteterore nuk u kanë paguar sigurimet mijëra nënpunësve të shtetit, për tetë vite me rradhë, duke krijuar një borxh prej 109 milionë dollarësh. Qeveria ka marre persiper pagesat e vjedhura por do t’i kërkojë Prokurorise zbadhjen e ketij krimi ekonomik.

“Për të gjithë ata që duan të kenë nesër një pension mbi tavanin që i mbajti të gjithë të krrusur 20 vjet dhe për të dhënë mesazhin e qartë, që nga njëra anë kush ka abuzuar me pensionet me sigurimet, me kontributet e njerëzve duhet të përgjigjet para drejtësisë”, theksoi Rama.

Ministri i Mireqenies Sociale Erion Veliaj ka sqaruar se kjo skeme e re pensionesh parashikon rritje per çdo fashe, pa rritur tavanin e kontributeve shoqerore. Veliaj tha se per here te pare, nga rrijta e numrit te kontribuesve por edhe nga pagesat e kryera fale amnistise se pensioneve ne zonat rurale, arkes se shtetit iu shtuan 80 milion dollare.

Top Channel