Ambasadori Lu: Xhihadistët e kthyer, rrezik për vendet e tyre

13/01/2015 00:00

Donald Lu, ambasadori i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisi
mëngjesin e të martës zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë,
duke u prezantuar me bashkëpunëtorët në selinë diplomatike të Washingtonit në Shqipëri.

Për 30 minuta, i dërguari presidentit Obama qëndroi në selinë e Presidencës, ku i dorëzoi kreut të shtetit Bujar Nishani, Letrat Kredenciale.

Donald Lu është ambasadori i 9-të i SHBA-ve që vjen për të shërbyer në Tiranë. Në përballjen e tij të parë me median shqiptare ai renditi tre prioritete, të cilat do të shoqërojnë mandatin e tij diplomatik.

“Së pari, mbështetje e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, së dyti, zhvillimi i Shqipërisë si një aleat më i fuqishëm i NATO-s dhe së treti, së treti ndihma për të forcuar institucionet demokratike. Mbështesim plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik”, tha Donald Lu.

Top Channel: A ka një ndryshim të politikës amerikane ndaj Shqipërisë?

Ambasadori Lu: Ju e dini që ambasadorët amerikanë ndryshojnë, normalisht, por politika e SHBA-ve nuk ndryshon. Kam respekt të madh për paraardhësit e mi. Ajo që ka ndryshuar dhe është bërë më e pjekur është marrëdhënia jonë. Si aleatë në NATO po punojmë krah për krah në Afganistan, në koalicionin global kundër ISIS-it dhe për të parandaluar luftëtarët e huaj që do të shkojnë në Siri. Ky nivel partneriteti ka qenë i paimagjinueshëm vetëm 20 vite më parë.

Shtetet e Bashkuara,- tha Lu,- në kuadër te luftes kunder terrorizmit po bëjnë kujdes me ata persona, që luftojnë përkrah ISIS-it dhe kthehen në vendet e origjinës. Në këtë kuadër, theksoi ai, duhet të intensifikohen marrëdhëniet e bashkëpunimit me Shqipërinë.

“SHBA-të janë të shqetësuara për luftëtarët e huaj që marrin pjesë në konfliktin në Siri dhe kërcënimin e paraqesin kur kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ne po punojmë me Shqipërinë dhe me shumë partnerë të tjerë, me të cilët ndajmë partneritete të forta, në luftën kundër terrorizimit për të bashkërenduar përpjekjet për të zbutur këtë kërcënim”, tha ambasadori.
ehen në atdhe. Kështu do të parandalojmë dukuri të tilla negative”.

Top Channel