Real Madrid, klubi më i mirë i vitit 2014 sipas IFFHS-së

13/01/2015 00:00

Real Madrid është klubi më i mirë i botës për vitin 2014 sipas renditjes së Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Klubi spanjoll kryeson klasifikimin me 381 pikë, duke lënë pas Bayern Munchen (276) dhe Atletico Madrid (267). Në vend të katërt Barcelona, e ndjekur nga Atletico Nacional de Medellin.

Dhjetëshen e klubeve më të mira të botës për vitin 2014 e plotësojnë Juventus, Arsenal, Napoli, River Plate dhe Salzburg.

Top Channel