Granatë shoferit të autobusit se nuk ndaloi fiks në stacion

13/01/2015 00:00

Një burrë i moshuar kinez është përpjekur të kryejë një atentat vetëvrasës në një autobus në Zhejiang pasi ishte zemëruar me shoferin. 77-vjeçari Wang Shichao i hodhi një granatë shoferit të autobusit pasi ky i fundit, disa ditë më parë, kishte ndaluar disa metra pasi kishte kaluar stacioni ku zbriste i moshuari.

Fatmirësisht, granata që hodhi zoti Wang ishte e vjetër dhe shkaktoi vetëm një shpërthim të vogël dhe shumë tym.

I moshuari doli para trupit gjykues dhe tha se ishte i mërzitur shumë me shoferin, i cili në një rast nuk kishte ndaluar fiks te stacioni. Ai pranoi fajin dhe shtoi se dëshira e tij ishte të vdiste së bashku me shoferin e autobusit.

Avokati i zotit Wang kërkoi mëshirë ndaj klientit të tij duke marrë parasysh moshën e madhe dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore.

Vendimi për të moshuarin pritet të jepet në ditët në vijim.

Top Channel