Spikerja e “Fox News”: Të gjithë radikalët islamikë duhen vrarë

13/01/2015 00:00

Drejtuesja e një emisioni në “Fox News” ka shkaktuar polemika me deklaratat e saj në televizion, ku tha se të gjithë radikalët islamikë duhen vrarë.

Disa kanë nisur ta vënë në lojë rrjetin televiziv amerikan, për faktin që i jep të tilla liri komunikimi asaj që e quajnë “pseudoeksperte të terrorit”.

Jeanine Pirro, ish-prokurore e gjykatëse, e çeli emisionin e saj të shtunën me komentet mbi islamikët radikalë, për të cilët tha: t’i zhdukim që të gjithë. “Duhet t’i vrasim, ashtu siç duan ata të na vrasin ne”.

Me në sfond fotografinë e policit musliman të ekzekutuar në Paris gjatë sulmit ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, Pirro vazhdoi të pohonte: Jemi të gjithë në rrezik, jemi në luftë dhe kjo s’ka për të ndaluar këtu. Është vetëm një grup që mund ta ndalojnë këtë luftë – shton spikerja. – Ata janë vetë muslimanët. Detyra jonë është t’i armatosim këta të fundit deri në dhëmbë e t’u japim gjithë çfarë u nevojitet, që t’i shfarosin këta fanatikë të Islamit. E kur të mbarojnë punë, ne thjesht duhet të hedhim vështrimin nga ana tjetër.

Pirro pati shkaktuar debate edhe në muajin qershor, kur këshilloi bombardimin e parreshtur të militantëve të Shtetit Islamik, e tha se Barack Obama nuk ka këllqe të gjykojë të dyshuarit për terrorizëm të Guantanamos.

Top Channel