Vijojnë protestat për çmimin e energjisë

13/01/2015 00:00

Dhjetëra protestues kanë vazhduar të martën protestën para ndërtesës së distrubutorit të energjisë elektrike, KEDS, në Prishtinë.

Klubi Politik i Studentëve, si organizator i protestës, u bëri thirrje qytetarëve që të mos e paguajnë energjinë elektrike derisa të realizohen kërkesat e tyre, të cilat janë: ulja e çmimit, kthimi i tarifave të lira gjatë ditës dhe transparenca lidhur me pronarin e furnizuesit KESCO.

Në përkrahje të protestuesve të martën dolën edhe anëtarë të shoqërisë civile. Agron Demi, nga Instituti për studime të avancuara, bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më masive në protestë, pasi sipas tij sërish është paralajmëruar shtrenjtimi i energjisë.

Protesta zgjati një orë, ku të pranishëm gjatë gjithë kohës ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Top Channel