PD: Mashtrim me “skandalin e pensioneve”, manovër e Ramës

13/01/2015 00:00

Partia Demokratike e ka cilesuar nje mashtrim te qellimshem deklarimin
publik te ministrit Veliaj dhe me pas te kryeministrit Rama per
mospagimin e sigurimeve per 250 mijë nepunës, pasi sipas saj nuk ka
asnjë gjasë që të ketë ndodhur.

“Pagat e sistemit buxhetor nuk paguhen nga thesarii shtetit pa u bashkëshoqëruar me faturen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Numri i punonjësve buxhetorë, në kohën e qeverisjes së mëparshme ka rënë në 87 mijë, ndërkohë që Rama dhe Veliaj flasin për 250 mijë të pasiguruar”, tha deputeti demokrat Sherefin Shehu.

Per demokratet, qellimi i Ramës dhe Veliajt kur flasin per 250 mije persona qe nuk eshte iu jane paguar sigurimet nga shteti eshte i qarte. Po kerkohet te perhapet panik dhe frikesohen ata qe kane punuar ne shtet, per te terhequr vemendjen nga skema shkaterruese e pensioneve qe po propozohet. Pensioni social, – thote Partia Demokratike, – nuk eshte gje tjeter veçse ndihma ekonomike, por përfshirja e saj brenda skemës së pensioneve sipas saj do të ketë pasoja të rënda.

“Me pensionin social ata përgjysmojnë pensionin e sotëm minimal në 67 mijë lekë të vjetra. Me trefishimin e kontributeve në fshat ata iu heqin fermerëve pensionin e barazuar me qytetin dhe iu thonë mjaft e keni pensionin social dhe nuk ka nevojë që të paguani kontrobute. Me heqjen e tavanit të pensioneve ata e thellojën padrejtësinë, pasi skema e Ramës i rrit pensionet për ata që kanë paga të larta dhe i ul për ata që kanë paga më të ulëta”, tha Shehu.

Deklaratat e papergjegjshme per kontribute te papaguara nga shteti, shton PD, pervec cenimit te imazhit te tij nxit rritjen e evazionit fiksal, pasi mesazhi qe po u jepet privative eshte ai se kontributet shoqerore nuk i paguan as shteti.

Top Channel